6.5 C
Tirana

Gëzuar “7 Marsin” të gjithë bartësve të dijes!

VENDI

Më e mira që ne mund të bëjmë, është të praktikojmë atë që ato e rrënjosën ndër vite me radhë dhe të arrijmë atje ku ata duan të na shohin, sepse janë disa ndër njerëzit e paktë që duan të na shohin më lart se veten e tyre.

Na u dha një detyrë. Të shkruajmë diçka për 7 Marsin – ditën e mësuesit. E çka mund të ishte më e thjeshtë se kjo, mendova, këtë e kuptova kur mbeta e shtangur pranë fletës së bardhë për një orë të tërë. Kur dora nuk kapte stilografin dhe të fillonte të shkruaj siç bënte më parë. Kur mendja ime nuk mund të formulonte dot asnjë fjali të vetme për të përshkruar kontributin marramendës te mësuesve për ne. Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë të jem kaq e pafuqishme kundrejt një teme eseje, sidomos për të cilën kisha shkruar shumë herë. Për mësuesit, të cilët shpenzuan aq shumë vite për të na edukuar dhe mësuar, të mos mund të hedhësh dy fjalë në letër…

Është ngjarja më e bukur që mund të shpjegojë sa vlerë kanë ato për ne, sa që ne mbetemi të heshtur dhe pa asnjë fjalë për të arritur të përshkruajmë madhështinë e tyre. Për të thënë diçka për këtë thesar të shtrenjtë që ne posedojmë dhe për diturinë e florinjtë që ata na dhurojnë.

Çfarë njerëz janë vallë këta, që të japin këshilla falas edhe pse ne s’jemi asgjë më tepër se nxënës për ta? Nuk ka dhuratë që mund t’i shpërblejë mjaftueshëm dhe ne nuk kemi asgjë aq të vlershme për t’u dhënë, sa që mund të matet me atë që ata na e dhanë neve. Ajo që ne do të jepnim, do të ishte një lule, kur ato kanë një kopsht të tërë, ose të shkruanim një ese, kur ato kanë një bibliotekë pa fund. Çdo gjë do të ishte e paktë.

Më e mira që ne mund të bëjmë, është të praktikojmë atë që ato e rrënjosën ndër vite me radhë dhe të arrijmë atje ku ata duan të na shohin, sepse janë disa ndër njerëzit e paktë që duan të na shohin më lart se veten e tyre. Janë ndër njerëzit e paktë që ndajnë diturinë e tyre me gjenerata të tëra nxënësish dhe e përcjellin atë duke mos hequr dorë edhe pse, shpesh duket që nuk do të ketë sukses. Pa marrë parasysh të gjitha ato nuk ngurojnë kurrë.

Janë drita që ndriçon në rrugët e errëta dhe pa zgjidhje të labirintit ku ne kalojmë. Pa të cilën dritë ne do të ishim të humbur, për të mos e gjetur më kurrë rrugën e duhur. Janë çelësi që na hap dyert drejt dijes dhe shkollimit. E çka nëse ne nuk jemi të suksesshëm? Atëherë do të tregohemi mosmirënjohës ndaj tyre, duke u vënë drynin dyerve të cilat ata i hapën për ne. Neve na takon të bartim atë që mësuesit na dhanë neve dhe sadopak të shlyejmë ndërgjegjen që kemi ndaj tyre, sepse është më e mira që mund të bëjmë.

Jam falënderuese kundrejt këtyre njerëzve të shtrenjtë dhe të mrekullueshëm që gjenden në jetët tona. Më e shumta që mundem të them është: Urime 7 Marsin të gjithë bartësve të dijes-mësuesve.

- Advertisement -

TE FUNDIT