9.5 C
Tirana

Gazetari publikon se çfarë ka zbuluar SHBA për Berishën dhe Ilir Metën

VENDI

Gazetari Arion Sulo shprehet se ka një tension të krijuar mes ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe presidentit, Ilir Meta, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai thotë se kjo përplasje lidhet drejtpërsëdrejti me reformën në drejtësi.

“E kam lexuar deklaratën e DASH. Për mua, është reforma në drejtësi në mes. Reformën në drejtësi, amerikanët e kanë jetike”, thotë Sulo, në “Top Talk”.

Sipas tij, “Meta dhe Berisha janë kundër reformës në drejtësi, sepse thonë se është e kapur nga Rama”.

“Berisha ka bërë një deklaratë para 2-3 vitesh dhe ka thënë se ka frikë nga drejtësia e kapur, jo nga drejtësia e pakapur. Ky është thelbi. Arbitri duhet të ishte i paanshëm, ata që bëjnë reformën duhet të ishin të paanshëm”, shton gazetari.

- Advertisement -

TE FUNDIT