16.5 C
Tirana

Gazetari: Enkeleda Kapedani mish për top politik, Taulant Balla kërkon ta largojë sa më parë nga drejtimi i Gjykatës së Elbasanit

VENDI

Gazetari Bledian Koka e quan rastin e kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, mish për top politik.

Në një reagim në Facebook ai shkruan se sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Balla, kërkon ta largojë sa më parë nga Gjykata e Elbasanit, Kapedanin.

Koka shton se Ballës nuk i mjafton vetëm kapja e prokurorisë po tani kërkon të kapë edhe gjykatën.

“Enkeleda Kapedani si mish per top politik! Perpara se te biem pre e masakrimit publik te nje gjyqtareje, le te presim pak e te shohim se pse Taulant Balla kerkon ta largoje sa me pare nga Gjykata e Elbasanit kryetaren… p.s…sepse qartazi Balles halleshume nuk i mjafton vetem kapja e prokurorise se qytetit!” – shkruan Koka në Facebook.

Hashtag.al publikoi ditën e djeshme disa video në rrjetin social TikTok të kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Një pjesë e tyre ishin filmuar në zyrën e saj dhe në mjediset e gjykatës së Elbasanit.

Madje njëra prej tyre shoqërohej në sfond më një këngë ku dëgjohej refreni ‘Jam mafia, mafia, mafia.’

“Hashtag.al” u informua mbi performancën e saj në TikTok nga disa punonjës në policinë e shtetit dhe në prokurori, të cilët prej vitesh e konsiderojnë zonjën Kapedani si një gjyqtare problematike sa i takon lirimit të elementëve kriminalë.

Vetë Kapedani në një reagim zyrtar ditën e sotme ka thënë se ndihet keq për shpërndarjen e videove, që sipas saj është bërë për të prishur imazhin e saj duke kërkuar ndjesë.

Po kështu ajo thekson se është një grua e nënë dhe shpreson që sulmi të mos ketë lidhje me këtë duke shtuar se asnjë përbaltje e saj nuk do e ndikojë në punën e saj të ndershme.

Lidhur me çështjen në fjalë, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur një hetim disiplinor.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT