22.5 C
Tirana

‘Gabimi’ më i madh si kryeministër! Ngjarja që la njollë në figurën e Fatos Nanos, në Shqipëri humbën jetën 15 maturantë nga Kosova, ai argëtohej në buzukin grek. Si u mor vesh lajmi dhe justifikimi

VENDI

14 tetor 2004. Shqipëria, vendi të cilin kishin pritur shumë për ta parë, do të ishte edhe toka ku do të preheshin përjetë 15 maturantë të Shkollës së Mesme Abdyl Frashëri (Hamdi Berisha) të Malishevës teksa po ktheheshin për në Kosovë.

Aksidenti i ndodhur në Fushëarrëz të Pukës, ku autobusi u përplas nga një mjet tip ‘Benz’, tr.onditi mbarë opinionin publik në vend. Sytë të të gjithë Shqipërisë ishin aty, përveç atyre të kryeministrit.

Kryeministri i asokohe, Fatos Nano nuk ndodhej në vend. Ndërkohë që qeveria e tij kishte shpallur zi kombëtare për vd.ekjen ak.sidentale të gjimnazistëve kosovarë, kreu i qeverisë ishte për vizitë në vendin fqinjë, në Greqi.

Nuk ishte vizitë zyrtarë për të takuar homologët fqinjë e personalitete të tjera, përkundrazi Fatos Nano kishte shkuar vetë në Greqi për të shijuar zërin melodioz të Pegi Zinës. Nuk ishte hera e parë që Nano frekuentonte vende të tilla. Këngëtari i njohur shqiptar, Devis Xherau madje ka publikuar një foto të tij me ish-kryeministrin. Fotoja është shprehur në vitin 2000, ama Devisi e mban mend mirë shijen e hollë që kryeministri i vendit të tij kishte për këngët greke.

“Ka qenë viti 2000. Selanik, buzuku i Moysses ku unë performoja. Jam në foto me një mik të mirë, Fatos Nanon. Pra, asokohe Nano, mesa duket, fundjavat preferonte t’i kalonte në atmosferën e muzikës greke dhe në buzuqe, të cilat, për hir të së vërtetës, krijojnë një atmosferë shumë të mirë muzike dhe alk.ooli.”

Devis Xherau dhe Fatos Nano
Ndërkohë që në Shqipëri ishte bërë kasaphana, Nano argëtohej në buzukun “Pili Aktio” të Selanikut me karafila në dorë duke respektuar sipas ‘adetit’ Pegin. Po si mundi që t’i shpëtonte homazheve dhe nderimeve të rastit, kryeministri Nano? Si i pari i qeverisë, sigurisht që prezenca e tij do të vihej re! Për këtë Nano kishte menduar një plan perfekt. Në Shqipëri ishte dhënë lajmërimi me anë të një komunikate zyrtare për shtyp, ku thuhej se kish bërë një ndërhyrje kirurgjikale. E vërteta ishte krejt ndryshe ama…

Mediat në Greqi nuk ndenjën duarkryq por u siguruan që të kishin pamje nga festa e Nanos në Greqi, pamje të cilat morën dhenë në vend. Simpatia e tij për meloditë greke për pak i kushtoi një tjtër rrezim nga karrigia e kryeministrit. Por çuditësisht, me humorin e tij të hollë e me karizmën që ‘se harronte kurrë në shtëpi’, Nano ia hodhi paq… Edhe pse ndaj tij opozita nuk u kursye që t’ja kujtonte ngjarjen sa herë që i jepej mundësia.

- Advertisement -

TE FUNDIT