11.5 C
Tirana

Futi në listë mësuesen e vdekur, Gjuzi: Ishte lapsus, ju pse nuk shikoni doktorët e shkencave?

VENDI

Deputeti Kujtim Gjuzi, kryetar i partisë Konservatore në listën e kandidatëve për deputetë që publikoi dje kishte përfshirë një mësuese, e cila ka 4 muaj që ka vdekur.

Bëhet fjalë për Perika Xhulin. Në një prononcim për Abcnews.al, Gjuzi shprehet se ishte lapsus i stafit, pasi lista e një viti më parë nuk ishte rifreskuar.

“Ka qenë lapsus dhe është korrektuar. Ka qenë gabim. Kandidatët që vendosim në listë vijnë të gjithë në zyrë, por atje ku kanë qenë të rreshtuar te lista paraprake, që është një vjeçare, e ca më tepër. Kam pasur një komunikim me familjen e saj dhe e kam korrektuar.

Gabimisht. Ajo ka qenë anëtare e partisë Konservatore. Astrit Seranaj është me vonesë, pasi e kam korrektuar. Është lapsus administrativ. Po ta kisha parë unë…por në momentin që e vura re e hoqa.

Në vend që të shikojnë aty profesorë, doktorë të shkencave shkojnë kapen në një lapsus shkrimor, administrativ, që është e stafit. Kemi qenë me ngarkesë” tha ai.

Denoncimi i skandalit u bë nga arkitekti Astrit Seranaj

- Advertisement -

TE FUNDIT