16.5 C
Tirana

Fuqitë mjekësore të luledeles/ Ja përdorimet e saj

VENDI

Sikurse e dimë vendlindja e luledeles është Evropa dhe Azia Perëndimore, mirëpo tani ajo rritet në çdo cep të globit. Lëndinat e Shqipërisë janë të veshura plot e përplot me lule të bukura të bardha, të cilat janë bërë pjesë e gatimeve, garniturave dhe recetave të ndryshme të kulinarisë shqiptare.

Por cilat janë përfitimet shëndetësore dhe përdorimet e luledeles?
Luledelja ka vlera anti inflamatore dhe përdoret si çaj kundër të ftohtit, bronshitit apo inflamacioneve të tjera të traktit të frymëmarrjes. Bima përdoret kundër humbjes së oreksit, pasi arrin të stimulojë sistemin tretës dhe të kurojë problemet me gastritin, diarenë, mëlçinë, tëmthin si dhe konstipacionin.

Luledelja është përdorur edhe për dhimbjet që shoqërojnë reumatizmën kronike, menstruacionet, cistet apo edhe inflamacionet e traktit urinar. Luledelja ka aftësi të shumta shëruese dhe mund të përdoret në plagët e vogla, gërvishtjet dhe lëndimet e lëkurës pasi përshpejton rimëkëmbjen e lëkurës. Luledelja këshillohet të përdoret së jashtmi kundër dermatitit, kruajtjeve, ekzemës, nxirjeve dhe puçrave.

Tretësirat e përgatitura me këtë barishte mund të përdoren edhe kundër akneve si dhe për gargare për inflamacionin e gojës dhe të fytit.

Teksa përtypni gjethet e freskëta të luledeles mund të ndihmoni në trajtimin e ulçerës së gojës. Në mjekësi, rekomandohet konsumimi i gjetheve të freskëta për të stimuluar oreksin si dhe përthithjen e ushqyesve të nevojshëm.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT