18.5 C
Tirana

Florjan Binaj irritohet me mesazhin që i erdhi sapo hyri në Kosovë: Turp

VENDI

Florjan Binaj është irrituar pa masë sapo ka kaluar kufirin për në Kosovë.

Aktori i njohur i humorit ka treguar se në telefon i ka ardhur një mesazh që i uron mirëseardhjen në Serbi.

Kjo nuk është hera e parë që i ndodh një gjë e tillë pas mesazheve “mirëserdhët në Greqi” që mori kur kaloi qafën e Llogarasë.

Binaj shprehet se një gjë e tillë është turp i madh për ata që e bëjnë dhe për ata që nuk bëjnë diçka për ta ndaluar:

Skandalet nuk paskan fund…pas mesazheve mirëseerdhët në Greqi kur kalon qafën e Llogarasë, të shkosh në Kosovë dhe të të vijë mesazh nga operatorët shqiptarë të telefonisë, mirëseerdhe në Serbi, është për të plas mëlçia!!!!Turp për ata që e bëjnë dhe turp për ata që nuk e çbëjnë!!!TURP!!!”

- Advertisement -

TE FUNDIT