12.5 C
Tirana

Finalizohet operacioni antidrogë/ Arrestohen tre persona, një në kërkim

VENDI

Tre persona janë vënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Fierit, në kuadër të një operacioni antidrogë të koduar “Shënjestra”.

Mësohet se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar rreth 1,4 Kg Heroinë dhe 1 Kg Kokainë.

Sipas informacioneve zyrtare u bë janë arrestuar në flagrancë i shtetasve: I. T., 47 vjeç, banues në Bishanak, Fier (i dënuar më parë për grabitje me dhunë), G. T., 22 vjeç (djali i I. T), banues në Bishanak, Fier dhe T. T, 51 vjeçe (kunata e I. T), banuese në Bishanak, Fier.

Po ashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë dhe vijojnë hetimet për të parë implikimin e tyre në këtë veprimtari kriminale.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Z. T., 55 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar për këtë veprimtari kriminale

Njoftimi i policisë:

Fier

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Shënjestra”.

Operacioni për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta

Në pranga 3 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër, si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale

Sekuestrohen rreth 1,4 Kg Heroinë dhe 1 Kg Kokainë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u finalizua me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “Shënjestra”.

LEXO EDHE: Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Gjatë operacionit u godit një grup i cili ushtronte aktivitetin kriminal të përpunimit dhe shitjes së lëndëve të forta narkotike Heroinë dhe Kokainë në qytetin e Fierit dhe në qytete të tjera.

Si rezultat i operacionit, në banesat e këtyre shtetasve u gjet dhe u sekuestrua rreth 1,4 Kg lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe rreth 1 Kg lëndë narkotike e dyshuar Kokainë. Një pjesë e Heroinës ishte e ndarë në doza të vogla gati për shitje.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe 1 armë gjahu pa leje.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: I. T., 47 vjeç, banues në Bishanak, Fier (i dënuar më parë për grabitje me dhunë), G. T., 22 vjeç (djali i I. T), banues në Bishanak, Fier dhe T. T, 51 vjeçe (kunata e I. T), banuese në Bishanak, Fier.

U proceduan penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë dhe vijojnë hetimet për të parë implikimin e tyre në këtë veprimtari kriminale.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Z. T., 55 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar për këtë veprimtari kriminale

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”./ CNA.al

- Advertisement -

TE FUNDIT