9.5 C
Tirana

Filmi i 10-të i “Fast & Furious”. Paul Walker rikthehet në ekran!

VENDI

Pak ditë më parë është publikuar trailer-i i ri i “Fast X”, projekti i 10-të i serisë së filmave “Fast & Furious”, që sic mund ta dini kanë për protagonist Vin Diesel. Përtej makinave të shpejta që nuk mungojnë në asnjë prej filmave, skenave aksion, dramave dhe efekteve speciale, surpriza e vërtetë nga ky trailer-i ishte rikthimi i Paul Walker në ekran.

 

Kujtojmë që Walker u nda tragjikisht nga jeta në vitin 2013, në moshën 40-vjecare, pas një aksidenti automobilistik, teksa personazhi më i njohur që ka luajtur ka qenë ai i Brian O’Conor, pikërisht në serinë e filmave “F&F”. Sigurisht që pas ndarjes së tij nga jeta, roli i tij, edhe pse i rëndësishëm, nuk u mor nga një tjetër aktor, megjithatë duket se tani ai do të ketë minuta në ekran, në kuadër të historisë që do të tregojë filmi që pritet të dalë së shpejti në kisnema.

 

Regjizori Louis Leterrier u shpreh për TotalFilm në këtë mënyrë për këtë rikthim, i cili është bërë me dakordësinë e familjes së aktorit të ndjerë:

 

“Brian është gjallë dhe mirë në botën e Fast & Furious dhe ne e kemi përfshirë atë në filmat e mëparshëm, edhe pse jo drejtpërdrejtë. Në F&F9 shohim makinën e tij që vjen dhe kjo është diçka e planifikuar prej kohësh. Ky film lëviz mes të shkuarës dhe të tashmes.

 

Do ta shihni Brian në film por në të kaluarën, jo në të tashmen. Është diçka që për t’u bërë duhej të kishte pëlqimin e të gjithëve. Familja Walker dëshiron që Paul të vazhdojë të jetë pjesë e kësaj bote. Mënyra se si ai do të shfaqet mbetet për t’u parë në film. Për këtë duhej të ishte koha e duhur dhe mënyra e duhur dhe mendoj se tani është.”

 

“Fast x” ose “Fast 10” pritet të dalë në kinema në 19 maj 2023. Edhe pse u tha se do të ishte i fundit, deklaratat e aktorit protagonist Vin Diesel kanë konfirmuar se do të ketë një film të 11-të, i cili do të plotësojë historinë. Është një nga produksionet më të shtrenjta në historinë e Hollywood, me një buxhet prej 340 milionë dollarësh, ndërsa filmi i mëparshëm kishte kushtuar rreth 200 milionë.

 

Në kastin e filmit, sic shihet edhe nga trailer-i, ka emra që kanë qenë më parë pjesë e sagës, por edhe emra të rinj, ku përfshihen: Jason Momoa, Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson, Sung Kang, John Cena, Brie Larsson, Jason Statham apo dhe reperi Ludacris.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT