13.5 C
Tirana

“Fillimisht i prishi ditëlindjen…” Albano Bogdo rrëfen si i propozoi partneres

VENDI

Aktori i njohur i humorit Albano Bogdo, edhe pse është munduar të tregohet diskret sa i përket jetës private, ka treguar se si i propozoi partneres së tij.

 

I ftuar në “Në Kurthin e Priter Pan”, Albano ka thënë se e gjithë surpriza ndodhi në ditëlindjen e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.

 

Ashtu si në filma, ai rrëfen se i’u ul asaj në gjunjë duke i treguar unazën.

 

“Ishte ditëlindja e saj dhe unë qëllimisht nuk i bëra surprizë në orën 12 të natës. Nuk isha fare në shtëpi dhe bëra sikur harrova për ditëlindjen e saj. I thash që harrova dhe i prisha ditëlindjen. Të nesërmen dolëm për darkë bashkë me mamanë time dhe të sajën. Ajo ishte e mërzitur që nuk i bëra asnjë dhuratë dhe kur shkuam në shtëpi i thash më fal, harrova fare. A do të të ulem në gjunjë i thash të të kërkoj falje. Po tha ajo. Dhe unë u ula në gjunjë dhe me unazën i thashë si të duket kjo për falje. I nxora unazën dhe i thash kjo është dhurata për ditëlindje dhe dhurata për të gjithë jetën nëse do të më bësh njeriun më të lumtur në botë”, u shpreh Albano./tvklan.al

 

- Advertisement -

TE FUNDIT