Avokat Spartak Ngjela i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Klanfornia’ u provokua nga personazhi Gilberti që imiton gazetarin Fevziu. Ai e pyeti avokatin se sa të dashura ka pasur.
Biseda:
Gilberti: Zoti Ngjela sa të dashura keni pasur?
Ngjela: Kam një shprehje. Xhentëllmeni nuk i tregon puthjet.
Gilberti: Kemi marrë vesh se shumica e të dashurave të tua nuk iu thërrasin Spartak Ngjela, por Tak Ngjala.
Ngjela: E para e punës ju nuk mund të njihni asnjë nga të dashurat e mia.
Gilberti: Kanë kërkuar gazetarët dhe e kanë gjetur në terren.
Ngjela: As Gazetarët. Unë kam vetëm një titull, avokat.