20 C
Tirana

Festivali i RTSH, Alketa zbulon 3 emrat VIP me famë botërore që do jenë të ftuar.

VENDI

Kur kanë mbetur fare pak ditë nga 3 netët e Festivalit të RTSH, që këtë vit i është besuar dyshes Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, kjo e fundit ka zbuluar një nga surprizat e rezervuara për publikun shqiptar.

Prezantuesja e këtij edicioni të 58 në një intervistë të dhënë për gazetarin Eni Shehu dhe emisionin dedikuar festivalit Aperitiv Fest ka zbuluar edhe emrat e 3 këngëtarëve të njohur që do të jenë të ftuarit VIP.

Giusy Ferreri, Mahmood dhe Eleni Foureira do të jenë artistët që do të ngjiten në skenë në tri netët e festivalit ka thënë Alketa duke treguar se muzika shqiptare është zemra e këtij festivali.

Do të këndohet shqip, do të flitet me dashuri për gjuhën shqipe përmes poezisë dhe poetëve shqiptarë, por do ketë edhe të ftuar nga jashtë. Giusy Ferreri për shembull, do të jetë një nga të ftuarat e festivalit. Po kështu edhe Mahmood, fituesi i Sanremo dhe përfaqësuesi i Italisë në Eurovision.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT