15.5 C
Tirana

Fatos Nano kandidat për president? Deputeti socialist tregon çfarë mund të ndodhë, bën deklaratën e fortë edhe për Ilir Metën

VENDI

Socialisti Xhemal Qefalia anëtar i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit është shprehur se Meta më shumë i duhet opozitës si lider.

“Ai është ftuar në komision dhe shpresoj që të vi e të jetë në rregull me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. Mbetet për t’u parë nëse Meta do i bashkohet opozitës si lider apo do të vazhdojë detyrën e tij si President. Por opozita ka nevojë ta ketë presidentin pranë tyre si një drejtues opozite”, tha Qefalia.

I pyetur për emrin e presidentit të ri, Qefalia e konsideroi të përshtatshëm kandidaturën e socialistit të vjetër, Fatos Nano, por shton se PS nuk e synon këtë institucion duke lënë të hapur bashkëpunimin me PD.

“PS nuk synon postin e Presidentit, për ne ka rëndësi që presidenti të kryej mirë funksionet e detyrës mbështetur në Kushtetutë. Nano është personalitet në PS, kontribuues që në formimin e saj dhe drejtimin e PS dhe pse jo është një kandidaturë e përshtatshme nëse pranon. Personi që duhet të zgjidhet mendoj të jetë njëri intelektual që do i bënte ndër vendit”, tha ai për Report TV.

Kongresin e Jashtëzakonshëm të 12 Qershorit, Qefalia e cilëson një mundësi për të kryer analizën e zgjedhjeve të 25 prillit si dhe nisjen e përgatitjeve për proceset e ardhshme zgjedhore.

“Është traditë e PS që pas zgjedhjeve të bëhet analizë e rezultateve dhe projeksioneve. Kjo nxjerr në pah vlerat e secilit individ gjatë fushatës pjesa e kabinetit të ri mbetet për t’u përzgjedh nga Kryeministri, por mendoj se mbeten pa ndryshuar ministrat aktual, pasi kanë bërë punë të mirë. Kabineti i ri do të ngulmojë fuqishëm që deri në zgjedhjet vendore të dalim faqebardhë për të kërkuar votën sërish”, tha Qefalia

Zgjedhjet për kryetar brenda Partisë Demokratike, një ditë pas Kongresit, deputeti socialisti nuk i la pa komentuar.

“Është strategji e PD të mbaj kryetarin të konservuar., Ata zgjodhën datën 13 Qershor, pikërisht një ditë pas festës së PS, të zhvillojnë zgjedhjet për kryetar. Shpresoj të mos kenë kontestime brenda listës, për ne është e rëndësishme të realizojmë premtimet që kemi dhënë”, u shpreh ai.

Ndërsa mandati i tretë për PS sipas Qefalias është plan veprimi për të vazhduar punët e nisura, ku në fokus do të jetë zhvillimi i zonave rurale. Si një nga drejtuesit e PS në zonat rurale të Tiranës, ai premtoi ndërtimin e një tregu të rëndësishëm për prodhimet vendase, për banorët e Farkës e Petrelës.

- Advertisement -

TE FUNDIT