18.5 C
Tirana

Fansat i dërgojnë mesazhin e koduar që priste prej kohësh,LUIZI FLUTURON NGA GEZIMI EDHE I VJEN…

VENDI

Protagonisti kryesor i këtij “Big Brother Albania Vip”, Luiz Ejlli po thyen rekord dhe sa i përket numrit të dronëve që i kanë mbërritur nga fansat mbi shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

 

Mbrëmjen e djeshme i mbërriti një dron me pankartën “Luiz, Tropoja ty të do”, ndërsa paraditen e sotme i ka mbërritur një tjetër me një mesazh “të koduar” për të.

 

“Luiz, shqiptarët të kanë zemër. Big Luiz Albania” shkruhej në pankartën e dronit që mbërriti sot në shtëpinë e BBV, shoqëruar me foton e Luizit dhe Kiarës.

 

Por, çfarë ka kuptuar Luizi nga ky shkrim? Pak ditë më parë, teksa po bisedonte me Kiarën, Luizi i tha asaj se nëse eliminohet dhe del nga shtëpia, në “prime-n” e radhës kur të jetë në studio ajo t’i thotë këngëtarit “të kam zemër” nëse është i pari nga mbështetja e publikut dhe “të dua” nëse nuk është ashtu siç duhet.

 

Duket se fansat nuk e kanë lënë në pritje Luizin për të marrë përgjigjen me kode nga Kiara, por ia kanë dërguar përgjigjen me dron.

 

Ai ka qenë në oborr në momentin kur ka mbërritur droni, por nuk dihet nëse e ka lexuar apo jo tekstin e plotë që shkruhej në pankartën e dronit.

- Advertisement -

TE FUNDIT