19.5 C
Tirana

“Familja nuk më ka përkrahur”/ Ronela Hajati: Babai më thoshte…

VENDI

Këngëtarja Ronela Hajati, e cila tashmë ka ngjitur shkallë të larta në karrierën e saj, duket se fillimet e saj nuk i ka pasur të thjeshta.

 

E ftuar në “A live night”, në një rrëfim të sinqertë, Ronela tregoi se familja e saj nuk e ka mbështetur, pasi nuk e mendonin se do ishte profesioni i saj në të ardhmen.

 

Ajo shtoi se përpos faktit që nuk e mbështesnin, ata gëzoheshin kur merrnin fjalë të mira kur ajo performonte nëpër festivale.

 

“Unë jam vajzë e vetme, nuk kam as vëlla as motër. Të shtëpisë time, relativisht nuk më kanë ndjekur nga pas, derisa e zgjodha si profesion muzikën, nuk kanë qenë dashamirës së kësaj gjëje. Donin që muzika të ishte një kulturë, një plus që unë të dija, përpos profesionit që nuk e mendonin të ishte muzika.

Ndaj nuk është se më kanë përkrahur shumë në investim, sepse muzika në fillim do investim derisa të njihesh, këtë nuk e kam pas. Babi më thoshte nëse vlen do ecësh vetë, nuk më ke shumë për këtë gjënë. Por, gëzoheshin që merrnin fjalë të mira, kur dilja në festivale. Unë karrierën e kam ndërtuar nga festivalet se klipet ishin shumë të shtrenjta. Nisa live dhe pagesat ishin shumë të ulta”, tregoi Ronela në “A live night”.

- Advertisement -

TE FUNDIT