16.5 C
Tirana

Evi Kokalari thirrje SPAK: Aman, ky Bamir Topi me 60,000€ syze dielli! Ku i gjeti lekët

VENDI

Aktivistja Evi Kokalari i bën thirrje SPAK, sepse sipas saj duhet të merret me ish-presidentin Bamir Topi, meqë ky i fundit ka deklaruar se mban syze të shtrenjta. Ajo thotë se syzet e tij të diellit kushtojnë 60 mijë euro.

“Jo mor jo, s’ke pse të dukesh i vobekt fare, por 60,000€ syze vetëm një njëri që se ka konceptin se si nxirren lekët me djersë mund ti harxhoi. Dhe miliarda të kesh, 60,000€ nuk harxhon njëri për syze dielli sepse është budallallëk me brirë”, shkruan ndër të tjera Kokalari.

Shënimi i Evi Kokalarit

Aman, ky Bamir Topi me 60,000€ syze dielli, bën mirë ta lërë këtë popull rehat.

Jo mor jo, s’ke pse të dukesh i vobekt fare, por 60,000€ syze vetëm një njëri që se ka konceptin se si nxirren lekët me djersë mund ti harxhoi. Dhe miliarda të kesh, 60,000€ nuk harxhon njëri për syze dielli sepse është budallallëk me brirë.

Tashti nëse vërtet kanë kushtuar aq, Bamir Topi bën mirë të na thotë ku i gjeti këto lek, dhe pse jo, SPAK të filloj një investigim.

- Advertisement -

TE FUNDIT