22.5 C
Tirana

“Eurovizion 21”, ja kush e fitoi dhe në çfarë vendi u rëndit Shqipëria

VENDI

Italia ka fituar edicionin e 65-të të festivalit europian të këngës 2021.

Italia me grupin muzikor “Maneskin” me këngën “Zitti e Buoni” ka arritur të grumbullojë 524 pikë duke u shpallur kështu dhe fitues të Eurovision 2021.

Në vendin e dytë me 499 pikë u rendit Franca, ndërsa vendi i tretë me 432 pikë shkoi për Zvicrën, e cila përfaqësohej nga këngëtari Gjon Muharremaj, ose me emrin e artistit Gjon Tears, me origjinë shqiptare.

Ndërkohë Anxhela Peristeri që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion me këngën Karma, u rendit në vendin e 21-të me 57 pikë në total.

- Advertisement -

TE FUNDIT