6.5 C
Tirana

Eugena Tomini për masat anti-Covid në vend: Për festa që u kanë munguar njerëzve tashmë…(Video)

VENDI

Përmirësimi i situatës së pandemisë në vend, ka sjellë edhe lehtësimin e masave antiCOVID ngsa Komiteti Teknik i Ekspertëve, si heqja e maskës në ambiente të jashtme, shtyrja e orës policore nga ora 23:00-06:00 dhe lejimi i muzikës në lokale deri në orën 22:00.

 

Zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini tha se ndonëse pritshmëritë ishin që masat të lehtësoheshin edhe më shumë, shtoi se situata mund të mbahet nën kontroll vetëm duke respektuar masat. Lehtësimi i masave në mënyrë graduale ka qenë një taktikë e ndjekur nga komiteti që nga fillimi i pandemisë.

 

“Shpresat dhe entuziazmi i përfshirë edhe i popullatës përkundrejt shifrave në trend zbritës bënë që pritshmëritë mund të ishin dhe më të mëdha. Komiteti e ka vëzhguar në mënyrë sistematike situatën dhe kjo situatë mund të vijojë duke respektuar masat, por edhe lehtësimi i tyre të bëhet gradualisht. Ky lehtësim e ka personifikuar ecurinë e masave të marra në vend. Masat merren duke vlerësuar indikatorët. Duhet lënë kohë, fushata po përvijon dhe ndërkohë grupmosha që frekuenton këto ambiente është më e predispozuar, sepse fasha e tyre nuk është e favorizuar për tu vaksinuar. Prandaj dhe sugjerimi ka qenë që baret e mbrëmjes të vazhdojnë deri në 23:00. Edhe lehtësimi i tyre duhet të jetë i ngadaltë.

 

Nga data 15 Qershor grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të ISHP. Kjo sipas Tominit është bërë sepse shumë për të zhvilluar festa që u kanë munguar njerëzve.

 

“Me shumë vend edhe rekomandimi sepse kanë qenë grupe të privuara nga pandemia. Mbështetur në kriterin e 30% të kapaciteteve do të vijojnë aktivitetin e tyre. Favorizimi i këtij grumbullimi ne kemi qenë në nivelin e 10 individëve, dhe kemi rekomanduar të jetë familjar. Duke mësuar faktin e zgjerimit në 50 individë bëhet fjalë për ditëlindje dhe festa të këtij niveli për të mundësuar festa që i kanë munguar popullatës. Ky protokoll është i sugjeruar përgjithësisht brenda ambienteve të jashtme”, shtoi Tomini.

 

Ndonëse vijon të ketë masa kufizuese kjo verë sipas Tominit do të jetë ndryshe nga ajo e kaluara.

 

“Është verë ndryshe nga ajo e kaluara por nënë masa të kujdesshme. Ndoshta edhe veshi i qytetarëve është lodhur nga thirrja që u bëjmë. Vazhdojmë të bëjmë thirrje të mos neglizhojnë asnjë shenjë, të kërkojnë ndihmë dhe të ndjekin masat. 1 milion banorë të vaksinuar deri në fund të qershorit, do e arrijmë këtë objektiv. Kjo i ka dhënë efektet duke mos pasur raste të rënda dhe fatalitete”, shtoi ajo.

 

Duke filluar nga 1 qershorit hiqet detyrimi i mbajtjes së maskës mbrojtëse janë ambientet e jashtme, por ajo do të jetë e detyruar të mbahet në ambientet e brendshme. Gjithashtu ora policore shtyhet më 60 minuta dhe fillonnga ora 23:00-06:00. Megjithatë klubet e natës dhe diskot do të jenë të mbyllura ndërsa muzika do të lejohet deri në orën 22:00.

- Advertisement -

TE FUNDIT