13.5 C
Tirana

“Është skandal, nuk di të këndojë”, artisti shqiptar komenton angazhimin e Donaldit në muzikë

VENDI

Mateus Frroku është shprehur sot gjatë një interviste se Donald Veshaj nuk di të këndojë. Duke iu përgjigjur disa pyetjeve në kuadër të një loje, kur këngëtari u pyet për një emër që është skandal dhe nuk di të këndojë, ai përmendi aktorin e humorit.

 

“Kush është skandal dhe s’di të këndoj fare ama ka bërë koncerte? Është Donald Veshaj“, tha ai.

 

Kujtojmë që Donaldi pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, është angazhuar me disa projekte muzikore dhe me koncerte jo vetëm në Shqipëri por dhe në vende të tjera ku jetojnë shqiptarë.

 

Në fillim publikoi këngën “Nuk je”, një dedikim ndaj Bora Zemanit. Më pas solli një duet me binjakun e tij dhe Elgit Dodën me titullin “Picasso”.

 

Pak ditë më parë, gjatë një interviste, Donaldi pranoi se nuk e konsideron veten një këngëtar.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT