14.5 C
Tirana

Është përfolur për postin e Presidentit, Majlinda Bregu kthehet në Tiranë dhe fotografohet në kafe me deputeten e PD-së

VENDI

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu është përfolur si një ndër emrat e pëlqyer për postin e Presidentit të ri të vendit. Mirëpo ndërkohë që ka qenë e pranishme në një konferencë në Tiranë, Majlinda Bregu e ka shfrytëzuar këtë kohë edhe për të takuar ‘shoqërinë’ e saj të vjetër.

Bregu është fotografuar teksa konsumon një kafe me Jorida Tabaku, deputete e PD-së, në një nga lokalet e “Air Albania”. Bregu dhe Tabaku kanë punuar për disa vite bashkë në ministrinë e Integrimit në pozicionin e ministres dhe zv.ministres.

Në vitin 2011 Tabaku u largua nga ministria për të shkuar si nënkryetare e Bashkisë së Tiranës dhe për tu takuar sërish me Bregun në vitin 2013 ku së bashku ishin deputete të PD-së në kryeqytet.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT