10.5 C
Tirana

Ermal Mamaqi takon shokun e klasës pas 20 vitesh: I lumtur për suksesin tënd ndërkombëtar.

VENDI

Talenti i artistëve shqiptarë sa vjen e po vlerësohet më shumë nëpër botë. I tillë është dhe Saimir Pirgu, tenori i cili po njihet në të gjithë botën. Së fundmi, Ermal Mamaqi ka zbuluar se ai dhe Saimiri kanë qenë shokë klase dhe më në fund, janë takuar pas 20 vitesh.

Moderatori ka publikuar disa foto ku shfaqet pranë artistit dhe krahas ka shkruar: “Takim mbas 20 vitesh me shokun e klasës. I lumtur për suksesin tënd ndërkombëtar”.

Saimiri kthehet shpeshherë në vendin e tij, megjithatë suksesi i tij është në operat më të mëdha në botë. Kujtojmë se pak kohë më parë, ai ka performuar dhe për mbretëreshën e Anglisë, Elizabeth.

- Advertisement -

TE FUNDIT