14.5 C
Tirana

Erla Mëhilli tregon se kush i dha goditjen e fortë PD në zgjedhje

VENDI

Ekspertja e komunikimit, Erla Mëhilli tha se humbja nga PD e 4 qarqeve të mëdha Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier tregon se PS i ka ruajtur fort pozitat në këto qarqe, ndërsa opozita nuk ka ditur ta materializojë pakënaqësinë popullore në kutitë e votimit.

Sipas Mëhillti, nëse opozita donte të krijonte frymën e ndryshimit duhet ta kishte bërë këtë me qarqet Tiranë dhe Durrës. Kjo mosarritje tha ajo, nuk mund t’i atribuohet vetëm dy muajve fushatë, por sjelljes politike të gjithë viteve në opozitë nga Partia Demokratike.

“Opozita në gjithë këto vite ka pasur vetëm rënie, i vetmi moment rritjeje janë këto zgjedhje, por duke e bërë krahasimi me 2017 që ishte viti më i zi për PD dhe përsëri është minus 60 mijë vota nga 2013, që gjithashtu ishte një vit i vështirë.

Fillon që nga reforma territoriale, marrëveshja me PS, koalicioni me LSI me të cilën PD u bashkua 2-3 muaj pas një fushate kundër LSI, djegia e mandateve, lënia e bashkive. PD ka risjellë në shtëpi votuesit e vet, por nuk ia ka dalë”, u shpreh Mëhilli për Euro News.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT