14.5 C
Tirana

Erion Veliaj i dha Gaz Pajës 3 këshilla para se të bënte celebrimin e martesës.

VENDI

Nëse bëhet një ceremoni martese në Tiranë, kryebashkiaku Veliaj është ndër të parët që i gëzohet celebrimit të një çifti. Në tarracën e famshme të bashkisë apo në çdo vend tjetër ku ndodhen nusja dhe dhëndri, Veliaj është gati për të lexuar kontratën martesore dhe për të dhënë këshillat e tij.
Në raste si ky i fundit, ku veç rolit të kryebashkiakut, ka brenda edhe miqësi, kryetari i Tiranës ia lejon vetes edhe të japë këshilla për mikun e tij në prag të kurorëzimit të dashurisë, por edhe t’i ndajë këto emocione me të gjithë ndjekësit virtualë.
Përmes një kolazhi me foto nga ceremonia e martesës së Gazit dhe Irës, këtë të shtunë, Erion Veliaj i ka dhënë aktorit edhe tri këshilla, të cilat, sipas tij, janë çelësi i suksesit për një martesë afatgjatë e të shëndetshme. Duke iu përshtatur profilit të dhëndrit, Veliaj nuk e lë pas humorin ndërsa shkruan:
Gazi, dëgjo vëllain, 3 këshilla:
1. Fjalët kyç në një martesë afatgjatë janë katër: Ke të drejtë, faji im!
2. Asnjëherë mos qesh me zgjedhjet e gruas sate – se ti je një prej tyre!
3. Mos harro kurrë: 1 Qershori s’është festa e fëmijëve, është përvjetori yt i martesës!

- Advertisement -

TE FUNDIT