13.5 C
Tirana

Era e fortë bllokon portet, kalimi në zonat e thella vetëm me zinxhirë

VENDI

Era e fortë ka sjellë probleme në transportin detar. Për shkak të detit të trazuar, dje është anuluar lëvizja e dy trageteve nga porti i Durrësit, por sot Drejtoria e Përgjithshme detare njofton se lëvizja do të vijojë normalisht.

Po ashtu në portin e Vlorës këtë të hënë nuk janë paraqitur probleme, ndërsa peshkarexhave të vogla, u është ndaluar dalja në det.
Autoritetet sqaruan se në det të hapur shpejtësia e erës ishte jashtëzakonisht e madhe e për pasojë e rrezikshme për tragetet e pasagjerëve.

Ndërkohë, ulja e temperaturave ka sjellë ngrica në diasa akse rrugore në zonat e thella. Kryesisht në juglindje dhe verilindje policia lajmëroi shoferët për përdorimin e zinxhirëve.

Autoritetet dhe kompanitë mirëmbajtëse kanë hedhur kripë në akset

Kamenicë – Qafë Qarri – Ersekë; Boboshticë – Dardhë; Voskop –Voskopojë, si dhe në aksin e Llogarasë
Kjo ka ndihmuar në përmirësimin e situatës dhe levizjes pa probleme.

- Advertisement -

TE FUNDIT