10.5 C
Tirana

Eni Çobani Shtang Te Gjithe Me Rrëfimin: Vjehrra Nuk Më La Të Flija Me Burrin Sepse…

VENDI

Eni Çobani ishte e ftuar sot në rubriken “Gjysma ime” tek “E diela shqiptare” për të rrëfyer historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin Avenirin, i cili rrallëherë del në ekran.

 

Gjatë bisedës me Arditin, Eni rrëfeu se pas një viti fejesë, një natë ajo kishte shkuar për të fjetu në shtëpinë e Avenirit, por gjërat nuk ndodhën siç prisnin.

 

“Neve sapo ishim fejuar, kishim kaluar gati një vit dhe në vitin ’97, në atë vit të mbrapshtë për të gjithë shqiptarët, Avenirin e kapi një panik shumë i madh sepse po mbyllte dyqanet, i kishin kaluar edhe plumbat në kokë kur po mblidhte mallin dhe ishte në një panik të jashtëzakonshëm.

 

Vjen me një frikë të madhe tek unë në shtëpi dhe i kërkon prindërve të mi që unë Enin nuk do e lë më këtu. Mendoni, jetonim akoma me atë kulturën familjare që nuk mund të shkosh tek shtëpia e bashkëshortit pa martesë dhe prindërit e mi ngurruan.

 

Me shumë zor më kanë lënë, Aveniri më merr, më çon në banesë, sigurisht edhe për prindërit e Avenirit nuk ishte aq e thjeshtë sepse unë nuk do shkoja thjesht për një vizitë apo drekë, por do flija. Për prindërit e Avenirit dhe kryesisht për mamanë e tij të ndjerë, ishte problem i madh ku do flija unë.

 

Kur erdhi mbrëmja që do shtriheshim të gjithë, unë po shikoja në sy vjehrrën time që ku do më vendosë. Në atë kohë jetonte edhe motra e Avenirit në atë banesë dhe sigurisht që gjithsecili kishte krevatin e vetë, unë isha pa krevat. Ajo kishte përgatitur dhomën e Avenirit, Avenirin e kishte nxjerrë në kuzhinë dhe unë kam fjetur në dhomën e tij vetëm pa të”-tregoi Eni duke shtuar me shaka se pas mesnate kishin fjetur bashkë.

- Advertisement -

TE FUNDIT