29.5 C
Tirana

Eni Çobani-Refatit: Je nga Malësia, malësoret janë njerëz të besës, ku e keni burrërinë juve?

VENDI

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy kushërinj të parë Refati dhe Fadili. Fadili i ka dhënë Refatit 10 mijë Euro borxh në 2010 sepse kishte një problem familjar.

Kanë kaluar 11 vite dhe Refati nuk ia ka kthyer borxhin kushëririt sepse shprehte se e kanë mashtruar dhe Lekët që ia ka marrë Fadilit, ia ka dhënë Kujtim Ibrës, një njeri i cili shpresonte ta ndihmonte për të rikthyer në gjykim sërish djalin e tij të dënuar me burgim të përjetshëm.

Fadili: Në 10 Shkurt të 2010 këtij zotërisë i kam dhënë 10 mijë Euro për një familjar të vetin të dhe më tha mund të shkojë pak kohë, 6 muaj, një vit por do të t’i sjell më tha. Kanë kaluar 11 vite dhe asnjë gjë as paratë, as kamatë asnjë gjë.

Refati: Për kaq gjë më ke sjellë këtu? Nuk t’i kam mohuar kurrë. Lekët mi ka marrë mashtruesi, quhet Kujtim Ibra.

Eni Çobani: Ju jeni nga Malësia, malësorët janë njerëz të besës, kanë fjalë, kanë burrëri, ku e keni ju burrërinë. A ka burrëri në këtë vend apo s’ka ore? Zoti Refat paske një zakon që ti vetëm flet dhe nuk dëgjon. Ti vjen nga një zonë shumë e nderuar e Shqipërisë, malësori ka burrëri zotëri. Ia ke marrë këtij zotërisë 10 mijë Euro? Ja kam marrë thua ti. Jemi në 2021, janë bërë 20 mijë ato, po të shkojë ky në gjykatë, do marrë 20 mijë. 20 mijë zotëri është një pasuri, tani ky t’i fali apo do ia kthesh?

Refati: Ia kam borxh.

Eni Çobani: Po çfarë bën ti 11 vite? T’i ka marrë Kujtimi, t’i paska marrë për Ganiun, pastaj kam shkuar tek Shpresa, pastaj kam tek prokuroria, u bënë 11 vite, po ky çfarë do bëjë, sa do rrojë ky?

Refati: Nuk doja t’i vija faj këtij, por të tregoj problemin.

Eni Çobani: Refat e di ku e kam unë problemin me të madh? Ky rast ka një specifikë, ku juve pretendoni që keni marrë para nga Fadili për t’ja dhënë Kujtimit, që kujtimi t’ja japë Ganiut dhe Ganiu të nxjerrë një vendim gjyqësor në favor të djalit tënd. Kjo është e paligjshme. Paligjshmëria në këtë vend është burim i popullit shqiptar, jo i sistemit gjyqësor. Sistemi gjyqësor ka mëkatet e veta, që nuk duhet të pranojë këto para apo të bëjë këto paligjshmëri. Po kush e furnizon sistemin gjyqësor? E furnizon ti, ti merr borxh tek ky njeriu i mirë që se di fare se ku i çon ti. Ti vjen në Tiranë me një telefonatë të Kujtimit që thotë njoh Ganiun, njoh Shpresën. Si i jepen 10 mijë Euro ore një njeriu që nuk ka garanci.

Refati: Ka 30 dosje që nuk i prek njeri, ai thotë që nuk t’i prek njeri dosjet pa para në Gjykatën e Lartë.

Ardit Gjebrea: Për çfarë u morën këto para, për të përshpejtuar procesin i cili kishe tre vite?

Eni Çobani: Për të dhënë fitoren. I ka dosjet Gani Dizdari dhe meqenëse gjyqtarët bëjnë njëkohësisht edhe kalendarin e lënies së datave të gjykimit, pikërisht për këtë jepet një shumë që të dalë data më shpejt, por të dalë dhe me fitore sepse 10 mijë euro është një pasuri.

Ardit Gjebrea: A doli data më shpejt?

Eni Çobani: Nuk doli fare.

Refati ndodhet në një situatë mjaft të keqe, ai i ka borxh kushëririt, 10 mijë Euro ia ka marrë Kujtimi i cili e ka mashtruar dhe nuk ia ka kthyer më dhe djali i tij vazhdon të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm. /tvklan.al

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT