3.5 C
Tirana

Einxhel inorizon Olten: Jashtë bënin sikur smë njifnin, brenda shtëpisë flasin për mua.

VENDI

Einxhel ka patur disa mendime dhe histori për të ndarë me ndjekësit e saj në Twitter, lidhur me edicionin e dytë të “Big Brother VIP Albania”.

“Ku ishin vjet rregullat”, pyeti Einxhel fillimisht, duke u nisur nga fakti se këtë vit u morën masa për gjuhën fyese brenda shtëpisë, gjë që (sipas Einxhel) nuk ka ndodhur në edicionin e vjetshëm.

Megjithatë, moderatorja s’e ka lënë me kaq dhe ka vendosur të ndajë edhe një “funny story” (histori gazmore) – që duket se përfshin Olta Gixharin.

Dikush më pas i tha në Twitter, se Olta e paska përmendur brenda shtëpisë dhe madje ka komentuar rreth lidhjes së saj me Dagz. Edhe me këtë komentues, Einxhel vendosi të komunikojë, duke shkruar:

“Siç më kanë përmendur dhe shumë të tjerë me sa kam lexuar këtu…Por e çuditshme, pra, që live s’po e kuptonte për çfarë bëhej fjalë, s’po hynte dot në temë kur më pyetën: ‘Ku është Dagz, ku po vendosni të jetoni apo si e ke krahun’…E çuditshme që aty brenda po u kujtohet të gjithëve se kush jam!”

Nëse edhe ju, si disa nga komentuesit e Einxhel, doni ta pyesni: Pse nuk shkon si opinioniste? 

Fare e thjeshtë. Vetë Einxhel paska refuzuar të jetë e ftuar si opinioniste.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT