13.5 C
Tirana

Edi Rama iu tha të gatuanin dhe bënin punët, burrat dynden te Liqeni, katër vetë për një 1 fëmijë/ Nënat: Çmenduri, i zgjuam me dhu në fëmijët

VENDI

Dyndje e madhe njerëzish është vënë re mëngjesin e sotëm kryesisht në parkun e Liqenit në Tiranë, ku nga liria e lëvizjes së nënave me fëmijët nën 10 vjeç, duket se kanë përfituar edhe baballarët, të cilët kryeministri Edi Rama i udhëzonte mbrëmjen e djeshme që të bënin punët e shtëpisë.

Gazetarja e Fax news Fjona Çela ka qenë këtë paradite në zonën e Liqenit, ku prindërit shprehin shqetësimin e tyre se koha që kanë për të dalë është e pamjaftueshme. Ata thonë se fëmijët janë bërë më ágresivë në kohën që qendrojnë brenda, dhe se duhet menduar një zgjidhje ku daljet e tyre të jenë më të shpeshta.

Ashtu siç shihet edhe nga pamjet, me një fëmijë mund të kenë dalë edhe katër veta, për shoqërim, saqë është e vështirë të kuptohet se cila prej tyre është mamaja.

“I shkurrtër është pak se fëmijët zgjohen vonë sot në mëngjes, fëmijët në shtëpi janë totalisht të bllokuar”, shprehet një qytetare, ndërsa një tjetër shprehet: “Dalin shumë njerëz të tjerë përveç fëmijëve, ndërkohë që ka meshkuj dhe persona të moshës së tretë, është e mira që siç vendosen rregullat ashtu të respektohen. Për sa kohë që ka fasha orare të ndryshme, mirë është që rregullat të respektohen, sepse krijohet një ndjenjë pasigure të njerëzit kur sheh grumbullime njerëzish”.

“Besoj që ka shumë njerëz në këtë oprar të shkurtër’, thotë një tjetër nënë e re, ndërkohë që një tjetër shton më tej “Çmenduri, fëmijët kanë nevojë që të dalin më shpesh, orari i gjumit iu është çrregulluar dhe sot jemi detyruar që ti zgjojmë me dhu në. Edhe ne të rriturit jemi bërë më agr esivë, edhe të dielën e kaluar, që dolëm ishim shumë më të qeta. Kanë që në 7 Mars që kanë dalë për herë të fundit, nuk është pak që qendrojnë brenda”.

- Advertisement -

TE FUNDIT