12.5 C
Tirana

E trishte/ “Mjekët po ikin nga Shqipëria”

VENDI

Nga njëra anë vendoset një rekord për rajonin, pasi në QSUT janë realizuar 804 operacione kardiake gjatë vitit 2017 me mortalitet 0.6%, duke u renditur kështu klinika e dytë në gjithë Ballkanin, por nga ana tjetër pranohet një fenomen shqetësues, largimi i mjekëve nga Shqipëria.
I pyetur nga gazetari Erjon Skëndaj, shefi i kardio-kirurgjisë në QSUT, Edvin Prifti pranoi fenomenin, duke shtuar se në vetëm tre vjet nga Shqipëria janë larguar 550 deri në 600 mjekë.
Ai sqaroi edhe arsyet pse mjekët po zgjedhin ta braktisin vendin për të punuar në një nga vendet e BE, kryesisht në Gjermani.
“Ikja ka ndodhur edhe më përpara për trajnime, ndërsa sot shumë spitale jashtë vendit kanë shtuar kërkesat për mjekë dhe në 3 vjet kanë ikur nga Shqipëria 550 deri në 600 mjekë”,-sqaroi Prifti.
Ai sqaroi edhe arsyet pse mjekët po zgjedhin ta braktisin vendin për të punuar në një nga vendet e BE, kryesisht në Gjermani dhe i bëri një apel qeverisë.
“Është detyrë e politikbërësve të hartohen politika që të bëjnë të mundur dhe të dëshiruar punën e mjekëve. Është normale që mjekët do kërkojnë kushte më të mira. Nuk është vetëm faktori ekonomik por erdhe siguria në punë, kushtet e punës, por edhe mënyra si trajtohet mjeku në Shqipëri ku jemi i vetimi vend në Europë që kodi penal e dënon mjekun me burg për mjekim të gabuar”,- sqaroi ai./BalkanWeb

- Advertisement -

TE FUNDIT