12.5 C
Tirana

E rrallë. Poeti ynë i madh Gjergj Fishta në ditën e Bajramit lidhte një varg llampash me ngjyra që nga kisha e fretërve deri tek xhamia në piacë

VENDI

Kjo foto është bërë më 31 dhjetor 1940. Është dita e varrimit të poetit tonë të madh Gjergj Fishta,
kur procesioni në nderim të At Gjergji Fishtës po del nga kisha e fretërve dhe kalon aty ku sot është pedonalja. Poeti i madh u varros në kishën ku shërbeu.
Poeti i njohur dhe publicisti Gjon Simoni e ka postuar sot në rrjetet sociale për një arsye të veçantë. Pikërisht në ditën e vdekjes së këtij poeti të madh të kombit që i përkiste besimit katolik kryemyftiu i Shkodrës u shpreh:”Nuk e di se si mbas kësaj dite të zezë, mbi Shkodër mund të lindë dielli përsëri”.
Poeti i madh shqiptar Fishta në çdo festë të besimit musliman lidhte një varg llampash me ngjyra që nga Kisha e fretërve e deri tek xhamia në piacë.
Kjo tregon se përjetësisht mes krerëve të besimeve fetare në Shqipëri gjithnjë ka ekzistuar një harmoni e mrekullueshme fetare.

- Advertisement -

TE FUNDIT