16.5 C
Tirana

E pyesin nëse e ngacmojnë vajzat Ledrin, Sara Hoxha jep përgjigjen epike

VENDI

Sara dhe Ledri janë padyshim një nga çiftet më të dashur dhe gëzojnë shumë popullaritet në rrjete sociale. Prej muajit dhjetor familja e tyre është zgjeruar edhe me Poemën dhe s’mund të ishin më të plotësuar se kaq.

Megjithatë përtej fakti që është një reper shumë i mirë dhe i talentuar, Ledri mbahet edhe si një ndër artistët që ka tërhequr vëmendjen e shumë vajzave për shkak të pamjes së jashtme.

 

Ai numëron pafund fanse femra të cilat “çmenden” pas tij dhe janë në çdo koncert ku ai është. Por, a e ngacmojnë vajzat edhe tani? Kësaj pyetjeje i është përgjigjur vetë Sara përmes një interviste virtuale që ka realizuar me ndjekësit në Insta.

 

“A e ngacmojnë vajzat Ledrin?”- pyet dikush. Dhe siç mund ta merrni me mend, përtej faktit se është baba dhe me një partnere yll si Sara, duket se Ledri ende është i lakmuar nga vajzat. “Joooo, jo jo jo, fare, mhm”- ka shkruar Sara, dukshëm duke nënkuptuar të kundërtën.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT