13.5 C
Tirana

E pazakontë! Mendonin se isha zhdukur, kërkova veten time me policinë

VENDI

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Turqi. Një 51-vjeçar i shpallur i zhdukur nga familjarët e tij ka kërkuar veten për orë të tëra para se të kuptonte se ishte vëtë ai personi që po kërkonin.

Beyhan Mutlu kishte pirë me miqtë të martën kur po lëvizte në një pyll në provincën Bursa.

Kur ai nuk arriti të kthehej, gruaja dhe miqtë e tij lajmëruan autoritetet lokale dhe një grup kërkimi u vu në lëvizje për gjetjen e tij, shkruan BBC.

“Pasi pimë alkool unë u largova që të qetësohesha. Shkova disa metra larg nga fshati në këtë zonë të pyllëzuar”, tha ai.

“Pashë forcat policore që ishin në zonë. I pyeta se çfarë kishte ndodhur dhe më thanë që po kërkonin një person që kishte humbur kontaktet. U bashkova edhe unë me ta për ta gjetur. Nuk e dija se kë po kërkonin”, është shprehur ai.

Por kur anëtarët e grupit të kërkimit filluan të thërrasin emrin e tij, ai u përgjigj: “Unë jam këtu”.

Kjo situatë i habiti edhe vetë policët.

“Fillimisht nuk më besuan. Kontaktuan me shokun tim që u tha se isha unë personi që kërkonin. Më pas policët bënin shaka me mua duke më thonë se do më arrestonin dhe do të kalbesha në burg”, ka treguar Beyhan.

Ai u mor më pas nga një prej punonjësve të shpëtimit për të dhënë një deklaratë.

Më pas policia pastaj e çoi Mutlu në shtëpi./Opinion.al

- Advertisement -

TE FUNDIT