20.5 C
Tirana

E kishte mbajtur të fshehtë prej shumë vitesh, Besi tregon sekretin: Xhensilës i lashë roje tek shkolla

VENDI

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një ndër çiftet më të jetëgjatë të showbizit shqiptar. Ata janë njohur, që në kohën kur Xhensila ndiqte ende shkollën në “Liceun Artistik”.

Ndërkohë sot në një intervistë të dhënë ditën e sotme për “Dita e 8” në “Top Albania Radio”, Besi zbuloi disa detaje të fshehta nga lidhja e tij me Xhensilën.

 

Ai rrëfeu se për herë të parë e ka takuar Xhensilën me nënën e saj dhe ka qenë dashuri me shikim të parë. Besi tregoi me nota humori se bëri çmos për t’i gjetur numrin e telefonit, por kur e telefonoi atë i doli nëna e këngëtares. Më pas, ai zbuloi se në fillim të lidhjes i kishte vendosur Xhensilës “një roje” në mënyrë që të merrte informacione rreth saj.

 

“Pastaj i lashë një rob te shkolla se ishte në ‘Lice’ atëherë Xhensila, kur dilte nga shkolla, kur shkonte në shkollë. Ne prej Fushë-Kruje kështu e kemi. Sepse do shihja gjithë ecurinë ku shkonte, ku dilte, me kë rrinte, çfarë bënte”, tha ai me plot humor.

Kujtojmë që çifti sot janë shumë të lumtur dhe të bekuar me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka./abcnews.al

- Advertisement -

TE FUNDIT