12.5 C
Tirana

“E ke personale me mua, nuk e përballoj dot më”/ Agravon debati mes Efit dhe opinionistëve, banorja ia thotë troç Zhaklinës: Na trego se si sillesh në prapaskena

VENDI

Gjatë spektaklit të së shtunës, dy opinionistët e “BBVIP”, Arbër Hajdari dhe Zhaklina Lekatari janë përplasur ashpër me Efin, ku janë shprehur se rikthimi i saj dhe i tre banorëve të tjerë në shtëpi solli dhe ndryshimin drastik të sjelljes ndaj Luizit dhe kjo për faktin se ata e kanë parë mbështetjen e madhe që këngëtari ka jashtë.

 

Situata agravoi pasi Efi e akuzoi Arbrin se e ka personale me të, madje ajo kërkoi dhe largimin e menjëhershëm nga shtëpia pasi u shpreh se nuk mund t’i përballonte më konfliktet me opinionistët.

 

Ndër të tjera, Efi la të kuptojë se ka ndodhur diçka mes saj dhe Zhaklina Lekatarit, ku u shpreh se ajo ndryshe duket përpara kamerave dhe ndryshe në prapaskenë.

Pjesë nga debati:

Arbër: Më vjen keq që Luizi nuk i ka dëgjuar diskutimet e mia të mëparshme në studio. Unë ja kam thënë Efit, Kiarës dhe Ronaldos se këta kanë ndryshuar sjelljen e tyre kur shihnin dronat për Luizin. Më pas, kur dolën mbështetën Luizin, për të shtuar ndjekësit në rrjetet e tyre sociale. Unë u thash merrni një freskuese me vete. Përveçëse i bëjnë fresk Luizit, nuk bëjnë ndonjë gjë të tjerë.

 

Efi: Çfarë ndryshimi në sjellje ma thuaj pak.

Arbër: Ti shpërthimin e madh e pate kur dole jashtë që ta merrnin vesh shqiptarët sa e doje ti Luizin. Pastaj ishte Kiara që e mbështeste fuqimisht Luizin. Në ditën e tij më të vështirë, ti ndjeve keqardhje për të. Ti madje u zhgënjeve kur hyre brenda në shtëpi, sepse pe një tjetër Luiz. Kështu e keni ju. E keni shfrytëzuar Luizin.

Efi: Unë kam dëshirë të dal tani nga kjo shtëpi. Për të kuptuar që as nuk më intereson fare, as nuk dua të shfrytëzoj, as të lëndoj, as të bëhem barrë… Nuk dua të humbas nervat e mia dhe të ndihem keq shpirtërisht me këto mendimet e juaja personale, me këto sjellje personale.

 

Arbër: Çfarë kam unë personale me të? Ma thuaj tani.

Efi: Nuk e përballoj dot më. Nuk kam ndryshuar sjellje për Luizin. Ke frikë të bësh një hap. Pas debateve të mia me Arbërin dhe Zhaklinën në studio, gjërat nuk janë më të njëjta dhe unë nuk di si ta përballoj këtë gjë. Kam patur konflikte me këta dy njerëz.

Arbër: Asnjë konflikt nuk ka patur, kjo është sajesë e Efit. Unë t’i kam thënë të gjitha gjërat në studio ty. Debatet tona i ka parë e gjithë Shqipëria, fakti që ti nuk po mi thua tregon që po gënjen.

 

Efi: Nuk e duroj dot më. Të prish unë gjendjen time shpirtërore për ty dhe Zhaklinën, jo.

Arbër: Nuk ma heq dot ti të drejtën e fjalës…

Zhaklin: Të lutem a ka mundësi të më respektosh, se po flet për ndjenja por veten tënde tregon me këtë sjellje. Unë jam sjelljë shumë mirë me ty, ti vazhdon me sjelljen tënde harbute.

Efi: Ti sillesh mirë në publik po më thuaj sesi sillesh ti në prapaskena, na e trego pak

- Advertisement -

TE FUNDIT