14.5 C
Tirana

“E ka kthyer PD në parti islamike” Nard Ndokës nuk i del inati me Bashën, ja reagimi më i fundit

VENDI

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, ish-aleati i Bashës Nard Ndoka duket se i ka shkëputur lidhjet me kryedemokratin.

Tashmë ai është kthyer në një nga zërat më kritikë kundër liderit të opozitës

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Ndoka ka shpërndarë një shkrim të gazetarit Kastriot Myftaraj ku argumentohet teza se Partia Demokratike po kthehet në një parti Islamike.

REAGIMI I PLOTE

PD-ja me Bashën do të shndërrohet gjithmonë e më tepër në parti islamike

Mbështetësit e Lulzim Bashës na thonë se nëse rri apo jo ai në krye të PD-së kjo gjë është një çështje e brendshme e kësaj partie dhe të tjerët jashtë partisë, u pëlqen ose jo, nuk kanë lidhje me këtë gjë. Kështu do të ishte normalisht, nëse PD-ja nuk do të paraqiste një tjetër rrezik. Basha duke ndjerë rrjedhje të mbështetësve brenda partisë, por kërkon gjithmonë e më tepër mbështetjen e muslimanëve praktikues të cilët tash e tutje do të përbëjnë bazën e fuqisë së tij politike.

Në PD gjithmonë ka pasur një rrymë të fuqishme islamike por tani e tutje kjo do të bëhet mbisunduese. Kuptohet që do të ketë disa të krishterë, katolikë dhe më pak ortodoksë, si Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Edi Paloka, Sorina Koti, sa për dekor politik. Por partinë do ta dominojnë muslimanët praktikues. Nuk e kam fjalën për njerëzit që janë muslimanë për nga prejardhja familjare në kuptimin që paraardhësit e tyre kanë qenë kthyer dhunshëm në fenë islame në kohën e pushtimit osman, s ka ndodhur me të gjithë shqiptarët, dhe që në shumicën e tyre nuk janë praktikues islamikë.

Fjalën e kam pikërisht për praktikuesit islamikë. Kjo gjë e shndërron PD-në në forcë të Islamit politik që përbën rrezik për rendin kushtetues dhe shtetin laik në vendin tonë. Ndër 59 kandiatatët fitues të PD-së në zgjedhjet e 25 prillit, ka 32 muslimanë praktikues, meshkuj dhe dhe femra.

Kjo gjë e bën PD-në mbështetje për një lëvizje politike islamike në Shqipëri në të ardhmen. Duhet pasur parasysh se edhe ndër deputetët fitues të PS ka muslimanë praktikues. Vetë Kryeministri Rama vesh shallvare si simbol të trashëgimisë osmano-anadollake./Kastriot Myftaraj

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT