9.5 C
Tirana

E gjeni dot se cilët janë personazhet në fjalë? Sot djali është një nga personat më të njohur dhe më të

VENDI

Keto jane disa nga vargjet qe Kryeministri Rama i ka pas dedikuar nenes se tij të ndjerë, Anetës, që u nda nga jeta.

 

Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara, këto janë disa nga porositë e nënës së Edi Ramës.

 

Postimi i plotë:

Mund të derdhësh l ot pse iku. Ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi. Mund të mbyllësh sytë e të lutesh që të kthehet

 

Ose mund t’i hapësh e të shohësh gjithçka të ka lënë. Zemra jote mund të jetë bosh sepse nuk e sheh dot më. Ose ti mund të jesh plot me dashurinë që ndave me të. Mund t’ia kthesh shpinën të nesërmes dhe jetosh në të djeshmen. Ose mund të jesh i gëzuar me të nesërmen për çka ishte e djeshmja me të

 

Mund ta kujtosh atë vetëm për ikjen e saj. Ose mund të kujdesesh për kujtimin e saj që ajo të jetojë në të. Mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota. Ose mund të bësh atë që nëna do të donte: Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara

- Advertisement -

TE FUNDIT