10.5 C
Tirana

E diela e parë e çdo muaji pa makina/Bashkia Shkodër informon për rrugët ku do ndalohet qarkullimi

VENDI

Urdhëresa për të dielën e parë e çdo muaji pa makina ka bërë që Bashkia Shkodër të përcaktojë dhe akset rrugore ku do ndalohet qarkullimi i mjeteve private,nga ora 09.00 deri në orën 12.00.

NJOFTIM I BASHKISE SHKODER

Në zbatim të nenit 64 të Ligjit nr 139/2015 “Për vetqeverisjen vendore” i ndryshuar , pika 5 c e nenit 6 të Ligjit nr 8378 dt 22.07.1998

“ Kodi Rrugor i RSH” i ndryshuar , Urdhërin e Përbashkët të Ministrit të Brendshëm , Ministrit të Kulturës dhe Ministrit të Transporteve. nr 355 dt 09.12.2014,

Udhëzimit nr 1 dt 24.03.2022 të Ministrit të Turizmit e Mjedisit “Për nevoja të mbrojtjes së mjedisit, parandalimin e ndotjes në mjedis dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit, caktimin e ditës pa makina”, të dielën e parë të cdo muaji do të kufizohet qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve private prej orës 09.00- 12.00 në akset rrugore si më poshtë :

1.Bulevardi “Mehmet Pashë Plaku- Rruga “Edit’h Durham” –Rruga “Marin Becikemi”.

2.Bulevardi “Zogu i Parë” – Rruga “Studenti” –Rruga “Qemal Dracini”

3.Bulevardi “Bujar Bishanaku” – Rruga “Teuta” –Bulevardi “Skënderbeu” deri tek kryqëzimi i ish Degës (pa përfshirë kryqëzimin).

4.Qendra Historike e Qytetit të Shkodrës: Rruga “Kol Idromeno”- Rruga e “Gjuhadolit”- Rruga” 13 Dhjetori” – Rruga “28 Nëntori”.

- Advertisement -

TE FUNDIT