11.5 C
Tirana

“E dhunuan psikologjikisht dhe i fikën cigaren në trup” Abc zbardh zbardh bisedën mes policëve të arrestuar dhe familjarit për vdekjen Ilvi Metës

VENDI

Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në Komisariatin e Policisë së Kavajës, ku 31-vjeccari Ilvi Meta dyshohet se është vetëvarur.

 

Abc ka zbardhur bisedën telefonike të bërë mes një prej policëve të arrestuar për ngjarjen dhe vëllait të tij.

 

“Ndaj të riut është ushtruar dhunë psikologjike gjatë kohës që është marrë në pyetje, është sharë dhe ofenduar rëndë. Na e sollën të dhunuar psikologjikisht dhe na e lanë neve”, ky ka qenë komunikimi që një nga 3 policët e arrestuar i ka thënë vëllait të tij, për ngjarjen e ditës së djeshme.

 

Dhuna psikologjike që i është ushtruar dyshohet të jetë dhe shkaku që e ka çuar të riun drejt aktit të rëndë.

 

Ndërkohë që një nga familjarët e Ilivi Metës ka thënë në media ditën e sotme, se një nga policët që e ka arrestuar i ka thënë vëllait të tij në telefon se po e arrestojnë kot.

 

Gjithashtu të njëjtat burime bëjnë me dije për Abc se personi që e ka marrë në pyetje të riun veç dhunës psikologjike dyshohet t’i ketë fikur edhe cigaren në trup, por për këtë gjë pritet të dalë raporti përfundimtar i mjekësisë ligjore.

 

Pra zanafilla e të gjithë ngjarjes dyshohet të ketë nisur nga marrja në pyetje, ndërkohë që oficeri i policisë gjyqësore ende nuk është arrestuar.

- Advertisement -

TE FUNDIT