5.5 C
Tirana

E dhombshme/ U prangos se dyshohej për vjedhje, 28-vjeçari vetvritet në komisariatin e …

VENDI

Një ngjarje shumë e hidhur ka ndodhur në ambientet e komisariatit të Kavajës, ku i ka dhënë fund jetës së tij një 28-vjeçar në mënyrë shumë të habitshme.Bëhet me dije se Ilvi Stameta i ka dhënë fund jetës së tij.

Ndërkohë që mbetet ende e paqartë se si i riu ka arritur të kryejë aktin vetëflijues brenda komisariatit të policisë.Mësohet se 28-vjeçari u ndalua sot nga autoritetet në orën 14:00 pasi dyshohej se ishte përfshirë në një vjedhje, por hetimi ende nuk ka përfunduar dhe nuk dihet nëse ishte vërtet apo jo fajtor.

Burime për Abc bëjnë me dije se grupi i dhomës së paraburgimit ka tentuar të japë ndihmën e parë por ka qenë e pamundur pasi i riu kishte ndërruar jetë.Kjo bëhet hera e dytë që në komisariatet e vendit tonë ndodh një ngjarje e tillë.

Autoritetet shtetërore thjesht mjaftohen me një tërheqje vërejtje për drejtuesit apo në rastin më të zakonshim paralajmërim për pushim nga puna dhe kaq.Në komisaritet tona në gjithë Shqipërinë, ndodhin ngjarje nga më të pazakontat.

Pak kohë më par në Kamëz, njëri i vuri flakën vetes brenda në komisariat dukë i dhënë fund jetës së tij, por dhe duke vënë në rrezik gjithë të tjerët.Për të mos folur pastaj për kushtet mjerane që ka në komisaritet tona dhe për trajtimin aspak njerëzor nga polciët që punojnë aty.

- Advertisement -

TE FUNDIT