7.5 C
Tirana

Dritan Zagani: Dorëheqja e Saimir Tahirit u bë sipas “kodit të

VENDI

Dorëheqja e Saimir Tahirit si deputet ishte lajmi më i bujshëm i ditës së sotme dhe për këtë vjen edhe reagimi i njeriut që denoncoi i pari lidhjet e tij me trafikantët Habilaj.
Ish-agjenti i Antidrogës, Dritan Zagani duke iu referuar telefonatës së një miku italian thotë se ish-ministri Tahiri veproi sipas kodit të mafias. Ai shton se Tahiri për gjashtë muaj heshti, duke fituar besimin e kupolës, e pasi mori besimin që nuk i ndodh gjë, bëri lëvizjen e fundit.
STATUSI I ZAGANIT
Nje miku im italian qe kishte degjuar per “doreheqjen” e Sajes pak minuta me pare, me telefonoi dhe me tha…! “Keta politikanet tuaj mafioze e paskan mesuar mire “formulen” e politikes se mafias italiane.”
Qe do te thote (kjo sipas mikut tim italian)..qe pas mbi 6 muajsh heshtje si prove e besnikerise ndaj kupoles, mori garancite qe ska per ti ndodhur asgje, dhe tani perpara se ta mbylle hallin del edhe si “trim” i madhe para masave qe duan te jete ashtu..edhe pse e din te verteten por duan qorrazi qe ai te jete i paster.”
Pra…vazhdou miku im…ne politiken tuaj po zbatohet me perpikmeri i ashtequajturi “KODI” i mafies…!

P.s…nje gje e them me bindje…dua qe kjo te jete ashtu si duket…si drejtesi e bere me ne fund…por me duhet ta them…i besoj plotesisht eksperieces se mikut tim te mire.”

- Advertisement -

TE FUNDIT