16.5 C
Tirana

Dom Gjergj Meta: Nuk nderohet Zoja e Bekume, kur nuk nderohen zojat e shpisë!

VENDI

Ipeshkvi i Mirditës Dom Gjergj Meta ka përcjellë një mesazh për besimtarët katolikë dhe shqiptarët në përgjithësi me rastin e Pashkëve.

Teksa kujtoi se një muaj kushtuar “Zojës” (Nënës së Krishtit) është një muaj i mbushur me reflektime mbi rolin e Marisë si grua në planin e shëlbimit të Hyjit, të bindjes së saj ndaj këtij plani dhe të kundrimit të saj si model i një besimtari e besimtareje, Meta e lidhi fjalën e tij edhe me situatën e gruas në shoqërinë shqiptare.

Ai u shpreh:

Është një rast i mirë që krahas devocionit për Zojën e bekuar, shtegtimeve nëpër shenjtërore, të thellohemi gjithnjë e më shumë në aspektet shpirtërore të kësaj gruaje të jashtëzakonshme dhe të reflektojmë gjithnjë e më shumë për gruan në shoqërinë tonë shqiptare.

Është e vërtetë që ajo ka njohur rritje në këto vite. Sot kemi gra që janë të suksesshme në fushën akademike, kulturore, politike, ekonomike dhe familjare, por ka ende shumë gra që dhunohen, diskriminohen, nuk u jepet zë në shoqëri e do të thoja edhe në kishë.

Shpesh harrojmë se po të hedhim sytë, e shohim edhe këtu se pjesën më të madhe të peshës në jetën e shoqërisë e mbajnë gratë, të cilat i japin shumë familjes me përkushtimin dhe sakrificat e tyre të panumërta, të përditshme, të përhershme.

Nderimi dhe kujdesi i shoqërisë ndaj tyre duhet të jetë primar. E të mos harrojmë se ashtu si Zoja, shumë gra, nëna dhe gjyshe kanë qenë dhe janë shembujt e ruajtjes së besimit, të së mirës së memories së brezave dhe të jetës familjare. Nuk ka vlerë një meditim, një rruzare,

një devocion apo një shtegtim në vendet e Zojës, nëse ne nuk hedhim sytë e zemrës dhe të mendjes te “zojat” e jetës sonë të përditshme dhe nëse nuk punojmë që jeta e tyre të njohë ditë më të mira. Të dashur vëllezër e motra, Kisha e ka në nderim të veçantë Nanën e Krishtit. E jo vetëm ne katolikët, por dhe vëllezërit tanë ortodoksë, të cilët sonte festojnë vigjiljen e Pashkës. Edhe vëllezërit tanë myslimanë e nderojnë shumë nanën e Jezusit në librin e tyre të shenjtë.

- Advertisement -

TE FUNDIT