12.5 C
Tirana

Do të shpërndahen para me helikopter për shqiptarët? Flet guvernatori Sejko: Skenari i fundit

VENDI

“Është dëgjuar teoria e hedhjes së parasë me helikopter që është injektimi direkt nga banka qendrore i parasë te qytetarët. Lehtësimi sasior do të bëhej vetëm në këtë mënyrë duke blerë letra me vlerë të qeverisë. Ekziston ky skenar, e kemi njoftuar. Është skenari i fundit në rast se qeveria do i ketë konsumuar të gjitha burimet.

 

Në rastin konkret qeveria po shkon direkt marrjes së një eurobondi të ri, 650 milion euro. Nuk e dimë nëse do të ketë sukses. Megjithatë rihapja dhe rikthimi në normalitet po jep shenjat e para. Besoj se do të ketë sukses por nuk mund ta parashikoj. Sa më shpejt të vijë ringritja aq më shpejt do të ketë një përmirësim në mbledhjen e të ardhurave”, u shpreh guvernatori.

 

Sejko sqaroi se për shkak të krizës do të ketë edhe rritje të borxhit publik, ashtu si edhe shtetet e tjera të prekura nga Pandemia.

“Ne duam ta kalojmë krizën pa cenuar sigurinë e bankave të nivelit të dytë. Në rast se fatura e kirzës do i kalonte bankave atëherë bilancet e tyre do të përkeqësoheshin dhe ne nuk do lejojmë q kjo të ndodhë. Kjo është stabiliteti monetar. E rëndësishme është që të mos ketë rritje çmime për qytetarët shqiptarë.

 

Kjo krizë detyroi që qeveria të shkojë drejt një politike qeveritare lehtësuese. Po edhe ne mund të kemi në shifra të përafërta rritjen e nivelit të borxhit se shtetet e tjera. por rritja është e pashmangshme. Si në ekonominë që do jetë në rënie. Gjysma e dytë e vitit 2020 parashikohet me rënie ekonomike, dhe 2021 do të fillojë rritja. Edhe viti 2020 do të jetë me rritjen e nivelit të borxhit. Nga viti 2021 me rritjen ekonomike do të fillojë edhe ulja e borxhit publik. Por ne duhet të jemi të qartë se kjo është një krizë kalimtare”, u shpreh guvernatori.

 

Ndërkohë guvernatori paralajmëroi për një tkurrje ekonomike që mund të jetë nga -5 deri në -8%.

- Advertisement -

TE FUNDIT