12.5 C
Tirana

“Do të lodh sa të dobësohesh”/ Komentet e Ledjanës e Mevlanit bëjnë rrëmujë fansat: Ja si i përgjigjet ai

VENDI

Ledjana dhe Mevlani u larguan para pak ditësh nga “Për’puthen” mes emocionesh shumë të forta. Edhe pse në fillim thanë se nuk ishin të sigurtë nëse duhej të dilnin bashkë, në fund ata sqaruan gjithçka dhe dolën nga programi pasi i dhuruan një puthje në buzë njëri-tjetrit.

Por pas transmetimit të kësaj puntate, Ledjana bëri një sqarim në “Instagram”, ku shkruante se ajo ishe xhiruar disa kohë më parë dhe se për momentin gjërat mes saj dhe Mevlanit nuk ishin mirë.

Madje fansat vunë re se ata nuk ndiqeshin më në “Instagram” e nuk i kursyen disa thumba për njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Epo mesa duket gjërat mes dyshes janë rregulluar dhe ata i bënë follow njëri-tjetrit. Ajo që i surprizoi të gjithë ishte komenti epik që Ledjana la në foton e fundit të Mevlanit.

“Do të lodh sa të dobësohesh edhe pak, e pastaj s’ka më. Bëj shaka se je shumë cute, suksese sonte në Prishtinë”, i ka shkruar ajo.

“Kam fillu palestren kam heq dorë nga dashnia. S’ka sen prej dashnisë”, i përgjigjet Mevlani, të cilit Ledjana i kthen përgjigje menjëherë: “O mos m’gënje se m’the do fillosh, po akoma sja ke nis, kshu që deri tani e ke prej dashnisë”.

- Advertisement -

TE FUNDIT