9.5 C
Tirana

Do shkojmë në plazh këtë verë? Pipero citon ekspertët dhe jep lajmin e mirë

VENDI

Tashmë kemi hyrë në muajin e tretë të bashkëjetesës me Covid-19, teksa temperaturat po rriten dita-ditës dhe shumë pak na ndan nga sezoni veror.

 

Mirëpo, për shkak të pandemisë pushimet për këtë vit janë vënë në pikëpyetje, teksa qeveria nuk e ka ende gati një plan lidhur me turizmin, ndonëse pyetjet e njerëzve rreth kësaj çështjeje rriten çdo ditë.

 

Sipas mjekut Pëllumb Pipero shqiptarët mund të shkojnë në plazh sepse nuk ka asnjë problem për frekuentimin e tyre pasi as uji, dhe as rëra nuk përbëjnë rrezik për infektimin e pushuesve.

 

“Nuk ka asnjë provë që koronavirusi transmetohet nga uji. Ky është një lajm i mirë. Aq më pak plazhet tona që janë të pasur me jod e me kripë që nuk janë ambient i përshtatshëm për viruset,” – tha Pipero.

- Advertisement -

TE FUNDIT