12.5 C
Tirana

Do rindërtojmë banesat e shembura nga tërmeti

VENDI

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka këtë të martë ka qenë në fshatin Floq, i cili u prek nga tërmetet e tre ditëve të fundit.

Në fjalën e saj ministrja Xhaçka është shprehur se një situatë e vështirë, por premtoi se qeveria do t’i qëndrojë pranë dhe do të rindërtojë banesat e shembur dhe do të dëmshpërbleje ato të dëmtuara.

“Një zotim dua ta bëj, edhe në emër të qeverisë dhe të kryeministrit i cili nesër do të vijë vetë. Ne do të ngremë çdo shtëpi që është shembur dhe do të dëmshpërblejmë cdo banesë të dëmtuar për të rikthyer normalitetin në këto komunitete.

Kjo fatkeqësi na ndodhi edhe për Bajrami. Zoti i ka sytë këtu dhe nuk ka sesi mos i kemi dhe ne, vëmendja jonë është tek këta banorë deri në rimëkëmbjen e plotë të tyre.

- Advertisement -

TE FUNDIT