11.5 C
Tirana

Do ndodhë brenda muajit maj! Pëllumb Pipero jep lajmin e mirë për shqiptarët

VENDI

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka deklaruar se brenda këtij muaji, vendi ynë do të arrijë në një 1 milion të vaksinuar.

 

Pipero u shpreh në ‘Breaking’ se kjo arrihet nëse vaksionojmë 20 mijë persona në ditë, teksa shtoi se me ketë ritëm do të rritet niveli i imunizimit.

 

“Besoj që vaksinimi në Shqipëri po jep efekt. Po luan rol të rëndësishëm në imunizimin e popullatës, ka rënë numri i personave të infektuar. Numri i personave që shtrohen në spitale ka rënë ndjeshëm. Edhe numri i humbjeve të jetës ka rënë. Por gjithsesi, ne kemi ende pacientë të shtruar në spital, edhe në forma të rënda.

 

Ende përballemi me virusin dhe pasojat e tij. Situata aktualisht është e përmirësuar dhe nën kontroll. Vaksinimi i popullatës po luan një rol të rëndësishëm. Aktualisht kemi mbi 500 mijë të infektuar. Nëse vaksionojmë 20 mijë persona në ditë, brenda majit do të kemi rreth 1 milion të vaksinuar”, deklaroi Pipero.

- Advertisement -

TE FUNDIT