7.5 C
Tirana

“Do largohem nga shtëpia”/ Luizi bën deklaratën e papritur, këngëtari ‘presion’ Vëllait të Madh: Nëse nuk dal finalisti i parë…

VENDI

Luiz Ejlli dhe Dea Mishel janë dy konkurrentët të cilët dolën në televotim me shumicë votash nga banorët e tjerë të shtëpisë se kush do të jetë finalisti i parë i “Big Brother VIP”, vendim i cili ëshrë në dorën e publikut.

 

Së fundmi, këngëtari është shprehur se nëse nuk del finalisti i parë do të largohet menjëherë nga shtëpia e famshme.

 

Teksa po bisedonte me Kristin dhe Dea Mishel, ai tha se do e linte lojën nëse kjo e fundit del finalistja e parë. E pyetur nga Dea se pse do e bënte një gjë të tillë, Luizi u shpreh se e shikon si lojtare të dobët aktoren.

 

Pjesë nga biseda:

Kristi: Unë nuk do vij pas teje ta kërkoj atë gjë, nuk kam ardhur asnjëherë. E ke gabim. Atë ke bërë ti

Luizi: Un? Ju kam gjurmuar të gjithëve. T’ju kisha lënë me ik do ishit ju finalistët e parë, jo unë

 

Dea: Atë nuk e di se kush do jetë finalisti i parë

Luizi: Unë dal

Dea: E ke vendosur?

Luizi: E vdekur

 

Dea: Po sikur të mos dalësh?

Luizi: Dal prej shtëpie, të rri kot?

Dea: Pse kot?

Luizi: Me më mundur Dea

Dea: Pse ça kam unë mos të të mund?

Luizi: Shumë e dobët

 

Dea: Pse jam e dobët, se nuk kam bërë atë që bën ti?

Luizi: Thjesht s’ke bërë asgjë

Dea: Po për mua je ti i dobët

Luizi: Ok, e drejta jote

Dea: Se ke bërë gjëra të shëmtuara

- Advertisement -

TE FUNDIT