9.5 C
Tirana

“Do dëgjosh se na acarove kot tashi”, Rama humb kontrollin, i drejtohet Pekës: Bërtet aty sikur po merr hakun e votave që humbi Luli

VENDI

Kryeministri Edi Rama i kërkoi me ton të ashpër gazetarit Çim Peka që të mos bërtiste dhe të pushonte.

Në një lidhje me Skype në emisionin “Çim Peka live”, në Syri TV, Rama u pyet për paketat financiare, dhe u nxeh pas ndërprerjes nga ana e gazetarit.

Pjesë nga biseda

Edi Rama: Do dëgjosh tani apo si është puna, se na acarove kot tani. Ç’është kjo që bërtet aty….bërtet sikur po merr hakun e votave të Lulit. Ç’është kjo mënyrë të pyeturi..

Çim Peka: A kanë shqiptarët para cash? Duan shifrën ekzakte

Edi Rama: Po të jap të përditësuar shifrat e ditës së djeshme. Të sotmen e kisha por nuk e kam parë akoma…Deri dje, për paketën e parë, kemi 69,532 aplikime dhe 63042 punonjës që kanë marrë paratë dhe i kanë në xhep”, tha Rama.

Çim Peka: Nga 750 milionë euro sa milionë euro janë dhënë? Sa kanë marrë shqiptarët në dorë?

Edi Rama: 65 milionë dollarë janë për bizneset e vogla, që shkojnë për paketën e parë. 7 miliardë e 40 milionë është e dyta. Që është paketa mbi 400 mijë lekëshin. Të dyja bashkë këto janë pagesa direkte nga shteti…

- Advertisement -

TE FUNDIT