20.5 C
Tirana

“Do bëj gjithçka që të mërzitet”, Gjekmarkaj del me deklaratën e fortë për Ramën

VENDI

Analisti i njohur Agron Gjekmarkaj, i cili në këto zgjedhje doli si deputet i Partisë Demokratike në Lezhë, deklaroi sot se do të bëjë gjithçka që të mërzisë kryeministrin Edi Rama në parlament.

Gjatë një interviste për “Top Channel” ai u shpreh se këto zgjedhje nuk do të njihen dhe pranohen, por parlamenti nuk do të lihet bosh nga të djathtët.

“Në mënyrë që këto të jenë vërtet të kombinuara të jenë bindëse por mendoj se shumë shpejt demokratët dhe qytetarët do të jenë kudo për tu përballur me këtë hajdutëri të pazakontë të vjedhjeve në Shqipëri. Ne nuk do ta lëmë bosh Parlamentin, ne duhet të mbrojmë pozicionet tona. Duhet të mbrojmë përfaqësimin dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë madje dhe të asaj pjese që iu ble dhe iu trukua vota. Por, sigurisht këto zgjedhje nuk do të njihen nuk do pranohen, por Parlamenti nuk do të jetë bosh”, tha Gjekmarkaj.

Sa i takon zërave që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga Partia Demokratike, Gjekmarkaj nuk sheh vend për dorëheqje të lidershipit për sa kohë humbja sipas tij e kishte shkakun përtej gardhit të selisë blu.

“Këto zgjedhje nuk janë fituar se janë vjedhur. A ka vend për reflektim? Sigurisht ne kemi pritur fitore dhe për arsye teknike më saktë inxhinierike fitorja nuk erdhi dhe vend për reflektim ka, tek z. Basha tek unë tek të gjithë. Por nuk mendoj se lidershipi i Zotit Basha vihet në diskutim. Tani nuk është koha të mos krijojë probleme artificiale dhe të spostojmë vëmendjen. Sepse kryeministri është i interesuar që debati të zhvillohet tek Partia Demokratike”, shtoi ai.

- Advertisement -

TE FUNDIT