20.5 C
Tirana

Disa nga teoritë e çuditshme sipas të cilave prindërit e ardhshëm mund ta përcaktojnë gjininë e fëmijës

VENDI

Shtatzënia dhe pritja në jetë e një fëmije është një ngjarje e veçantë në jetën e çdo çifti dhe gjëja më e rëndësishme që dëshiron çdo prind i ardhshëm është që fëmija të jetë i shëndetshëm. Megjithatë, më herët (dhe në disa kultura edhe sot) besohet se ka mënyra me të cilat mund të ndikohet në gjininë e fëmijës.

 

Është pothuajse e pamundur të ndikohet në gjininë e fëmijës, por ka disa mite që thonë se prindërit e ardhshëm mund të ndikojnë me veprimet e tyre, para, gjatë ose pas fertilizimit.

 

Në vijim janë disa nga qëndrimet më të popullarizuara:

 

Më shumë kalori

Femrat që hanë drithëra mëngjesi dhe konsumojnë më shumë kalori gjatë ditës kanë më shumë gjasa të lindin një djalë sesa femrat që nuk hanë mëngjes dhe konsumojnë më pak kalori.

 

Mish vs. fruta

Nëse doni një djalë, gjoja duhet të hani avokado, brokoli, karota, kunguj të njomë, grejpfrut, fasule, kivi, mjaltë, tranguj, hudhër…

Për të pasur një vajzë, duhet të konsumoni mish të kuq, mish të bardhë, vezë, drithëra, fruta deti, kikirikë, çokollatë, kafe, sode…

 

Pozicioni i misionarit

Thellësia e depërtimit dhe distanca e spermatozoidit nga qeliza vezë, janë të rëndësishme. Pozicioni i misionarit supozohet të sjellë vajza, ndërsa pozicioni nga prapa është më i sigurt për ngjizjen e një djali, këshillojnë gjinekologët. Penetrimi është më i thellë dhe spermatozoidet me kromozomin Y janë më pak të qëndrueshme.
Advertisment

 

Kthim kah veriu për djalë

Edhe pse pa shumë shpjegime, ekziston një teori që transmetohet nga folklori dhe thotë se djali është i garantuar nëse koka e femrës kthehet në veri gjatë marrëdhënieve seksuale.

 

Ditët çifte/ditët teke

Edhe pse femrat nuk ovulojnë në të njëjtën kohë, një gojëdhënë beson se marrëdhëniet seksuale në ditët çift rrisin mundësinë e një vajze, ndërsa marrëdhëniet në ditët teke janë më të krijuara për të ngjizur një djalë.

- Advertisement -

TE FUNDIT